Site icon PORTALB

Fejsbuku do t’i shënojë informacionet e rrejshme

Facebook

Fejsbuku paralajmëroi se në të ardhmen e afërt do të fillojë t’i shënojë lajmet e rreme, të cilat shpërndahen në rrjetet sociale.

Lajmet për të cilat ka dyshim ose indikacione se janë të rreme, e kanë për qëllim përhapjen e dezinformimeve, do të shënohen me flamur të posaçëm, qëndron në njoftimin e kompanisë.

Njëherit, nëse nën titullin vëreni shenjën “lajm kontestues”, do të mund përmes një linku ta dini edhe pse lajmi është kontestues. Fejsbuku nuk do të bëjë kontroll të lajmeve, por për këtë do të angazhohet agjencia ndërkombëtare e lajmeve “Pointer”.

“Do t’i shfrytëzojmë njoftimet e bashkisë tonë dhe së bashku me treguesit tjerë, do t’i ridërgojmë deri te kjo organizatë. Nëse konfirmohet se informacioni është i rrejshëm, ai do të shënohet si  ‘kontestues’ dhe do të shoqërohet me link deri në sqarim”, theksohet në kumtesë.

Kjo do të thotë se shfrytëzuesit edhe mëtej do të kenë lirinë dhe të drejtë në Fejsbukl të publikojnë informacionet e pakontrolluara, por ato tani do të shënohen.

Exit mobile version