Plot dy orë është vonuar seanca e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), për shqyrtimin e ankesës së fundit të LSDM-së, njofton Portalb.
Derisa gazetarët e presin të nis seanca, përpara selisë së KSHZ-së, ashtu sikur edhe dy ditët e kaluara janë tubuar simpatizantët e VMRO-DPMNE-së, “për të mos ua vjedhur fitoren”.
Të njëjtët bërtasin dhe mbajnë fjalime të ndryshme, ndërkaq dëgjohen edhe zurla dhe tupanë. /Portalb