Site icon PORTALB

Arratisje nga burgu i Idrizovës

Burgu i Idrizovës

Burgu i Idrizovës, foto arkiv

Të burgosurit e dënuar për krime të rënda, me dënime prej 15 vjet burg dje në mbrëmje kanë kidnapuar rojtarin dhe e kanë përdorur atë për të shpëtuar nga burgu i Idrizovës.

Raportohet se të burgosurit arritën t’ia marrin armën zyrtare mbikëqyrësit dhe e kanë detyruar të del me ta jashtë. Pastaj me automjet mbikëqyrësi i ka dërguar në fshatin Nerez nga ku edhe janë humbur gjurmët. Rastin e ka konrmuar drejtori i burgut dhe policia e cila sot dha deklaratë të shkurtër se tek ta është denoncuar arratisja nga burgu më i madh në shtet.

Më shumë detaje askush nuk zbulon në interes të hetimit nëse të burgosurit kanë pasur ndihmë brenda nga burgu, ose vetë e kanë organizuar arratisjen.

Exit mobile version