Site icon PORTALB

Ban: Alepo tani është sinonim për ferr, duhet të vazhdojë evakuimi i civilëve

Ban Ki-Moon

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-mun sot apeloi deri te të gjitha palët në Siri që të vazhdojë evakuimi i civilëve nga Alepo.

“Alepo tani është sinonim për ferr”, theksoi Ban.

Paraprakisht, Ministria ruse e Mbrojtjes kumtoi se përfundoi evakuimi i kryengritësve dhe anëtarëve të familjeve të tyre. Kryengritësit sirianë përgënjeshtruan se ka përfunduar evakuimi nga pjesa lindore e Alepos.

“Vetëm të plagosurit dhe disa civilë janë evakuuar. Askush nga kryengritësit më nuk është. Janë evakuuar vetëm tre karvane”, deklaroi përfaqësuesi i grupit të kryengritësve Fastakim, Zakaria Malahifju.

Exit mobile version