Thirrja e Gruevskit që VMRO-DPMNE, të ketë 62 deputetë në parlament është votë kundër një etnie, kundër shqiptarëve, ka deklaruar zëdhënësi I BDI-së, Bujar Osmani në konferencën e sotme për shtyp.
Bashkimi Demokratik për Integrim, në një konferencë për mediat ka vënë në qendër të kritikës, kryeministrin e vendit, Nikola Gruevski.
Ai tha se edhe njëherë doli në pah se ideja e Bashkimit Demokratik për Integrim është më e pastra dhe më e drejta për të formuar një Maqedoni ku të jetojnë bashkërisht dy etnitë, ajo shqiptare dhe maqedonase.
Bujar Osmani ka komentur debatin e mbrëmshëm që u zhvillua në televizion në mes kandidatëve për president. Ai kritikoi kandidatin e PDSH, Iljaz Halimi që në këtë debat foli maqedonisht.
“Kandidatët nuk dhanë as ide dhe as qëndrime të qarta sesi mund të de bllokohet rruga integruese e vendit. Përkundrazi, ata vijuan me politikat e vjetra, me promovimin e një shoqërie të ndarë etnikisht e fetarisht. Kandidati i vetëm shqiptar, Iljaz Halimi doli dje në televizion dhe foli maqedonisht”, tha Bujar Osmanit.