Në Teatrin e Kumanovës sot do të jetë premiera e shfaqjes “Mbledhje në Parlament” me regji të Sulejman Rushitit. Shfaqja është përshtatur sipas veprës së shkrimtarit Ray Cooney, e cila ndërlidhet edhe me realitetin e sotëm në vend.
Aktorët që do të luajnë në shfaqje janë: Sefedin Shabani, Enver Halimi, Mirsad Abazi, Linda Shabani, Qazmedin Nuredini, Shkëlqim Islami, Musa Isufi, Zarie Jonuzi, Aida Elezi dhe Alma Sadiki.
Artdashësit e teatrit në Kumanovës do të kenë rastin për të ndjekur këtë shfaqje perfekte e sjellur nga regjisori Rushiti dhe aktorët e Teatrit kumanovar. /Ina