Site icon PORTALB

Shkup, femrat treguan se si vrapohet më mirë (FOTO)

Rreth 300 femra morën pjesë në maratonën e Shkupi

Maratona e Shkupit

Në Parkun e Qytetit në Shkup, mbi 300 femra morën pjesë në maratonën e vrapit. Gara e sotme kishte për qëllim shënimin e Ditës ndërkombëtare të sportit për zhvillim dhe paqe.

Kjo ditë do të shënohet çdo vjet edhe në Maqedoni, qëllimi i të cilës është nxitja e mënyrës së shëndetshme të jetesës, përmes sprotit dhe parandalimit të sëmundjeve të shumta. 

Përveç vrapit femrat realizuan edhe ushtrime aerobik.

Përmes sportit gjithashtu luftohen konfliktet ndërnjerëzore, shmanget pabarazia si dhe nxitet ndjenja e solidaritetit. 

 

Exit mobile version