Gjykata Kushtetuese spanjolle njoftoi sot se ka pezulluar projektin e referenduminit për pavarësinë e Katalonisë që separatistët kërkojnë të organizojnë në shtatorin e 2017 në rajonin e tyre verilindor.
Në një njoftim për shtyp, Gjykata Kushtetuese pezulloi përkohësisht rezolutën e Parlamentit të Katalonjës që parashikon një referendum në 2017, përpara se të marrë një vendim përfundimtar brenda një afati kohor 5 mujor.
Më 6 tetor, Parlamenti katalanas dominuar nga separatistët votoi me shumicë votash, 72 nga 135 në total propozimin e presidentit rajonal, Carles Puigdemont, për të organizuar këtë referendum në shtator, përcjell Atsh.
Puigdemont mori detyrën në fillim të vitit me një platformë të qartë, për të ngritur institucionet e nevojshme për pavarësinë e këtij rajoni në mesin e 2017.