Komisioni i Kombeve të Bashkuara për hetim për Sirinë (COI) kumtoi se ka marrë një paralajmërim se opozita e bllokon daljen e civilëve nga Alepo, duke i shfrytëzuar si mbulojë të gjallë.
Komisioni theksoi se ka pretendime se luftëtarët opozitarë po përzihen me civilët, me çka rritet rreziku që civilët të vriten ose plagosen. pretendimet e tilla kanë të bëjnë me degën e dikurshme të Al Kaedës – al Sham front dhe të grupit të kryengritësve Ahrar al-Sham.
Komisioni i KB-së vëren edhe akuza të rënda kundër forcave qeveritare siriane – vrasje, arrestime, zhdukje të dhunshme dhe rekrutim të detyrueshëm.