Site icon PORTALB

Ivanov përmend ‘islamin radikal’ dhe fsheh këshilltarin e sigurisë

Ivanov përmend 'islamin radikal' dhe fsheh këshilltarin e sigurise

Ivanov përmend 'islamin radikal' dhe fsheh këshilltarin e sigurise

Ivanov gjatë përballjes së mbrëmshme me oponentët e tij në TVM, mes tjerash në pyetje rreth sigurisë kombëtare u shpreh se nga qeveria janë siguruar aparaturë survejuese mbi sigurinë dhe në cilësim e sipër të disa fenomeneve ekstreme fetare, si shembull i veçoi vetëm ato myslimane duke i cilësuar me “virusi i fundamentalizmit islamik”.

Nga ana tjetër Ivanov tha se opinioni nuk ka nevojë të dijë se kush është këshilltar i tij për siguri.
“Këshilltarin tim për siguri kombëtare nuk ka nevojë ta dijë dikush, pasi i ka kaluar të gjitha trajnimet, është i pranishëm çdo kund dhe ka vendosur të gjitha kontaktet për koordinim të cilat kanë qenë të ndërprera në të kaluarën”, ka thënë Ivanov.

Nga ana tjetër kandidati opozitar Stevo Pendarovski e cilësoi si të pakuptimtë ruajtjen e këtij personi si sekret.

“Mua më intereson përse emri i këtij personi është sekret, kur edhe unë kam ushtruar funksionin e tillë dhe të gjithë më dinin, përpara meje ishte Nikolla Dimitrov dhe nuk ishte fshehtësi”, iu kundërpërgjigj Stevo Pendarovski.

Exit mobile version