Site icon PORTALB

Putini sërish personi më me ndikim sipas “Forbs”

Presidenti rus Vlladimir Putin

Presidenti rus Vlladimir Putin, katër vite me radhë shpallet si personi më me ndikim në botë nga “Forbs”.

“Nga atdheu i tij deri në Siri, si dhe deri në zgjedhjet amerikane, lideri rus vazhdon t’i arrijë qëllimet”, theksohet në sqarimin e “Forbs”.

Në vendin e dytë është presidenti i ri i zgjedhur i SHBA-së Donald Tramp, ndërsa në vendin e tretë është kacelarja gjermane Angela Merkel.
Pastaj vijon presidenti kinez Ksi Xhimping, në vendin e pestë është papa Françesku, ndërsa në vendin e gjashtë është drejtoresha e Bankës qendrore amerikane Xhenet Jellan.

Sipas “Forbs” në vendin e shtatë është bashkëthemeluesi i “Majkrosoft”-it Bill Gejts, pastaj drejtori i “Alfabet” dhe i “Gugëll” lari Pejxh, në vendin e nëntë kryeministri indian Narendra Modi, ndërsa në vendin e dhjetë është themeluesi i “Fejsbuk”-ut Mark Zukerberg.
Bankieri qendror evropian Mario Dragi është në vendin e 11-të, ndërsa kryeministrja e re britanike Tereza Mej është në vendin e 14-të, ndërsa në vendin e 15-të është miliarderi Voren Bafet.

Kryetari i gjigantit të naftës “Ekson Mobil” Reks Tilerson, të cilin Tramp dje e nominoi për sekretar të shtetit është në vendin e 25-të, menjëherë pas presidentit të Francës Fransoa Oland.

Exit mobile version