Site icon PORTALB

Gjukanoviq: Mbetem në politikë

Milo Gjukanoviq

Ish kryeministri malazez Milo Gjukanoviq sot deklaroi se mbetet në politikë, por në pozicion tjetër.

Ai për emisionin rajonal informativ televiziv “Okruzhenje” theksoi se asnjëherë nuk kalkulon, si dhe se deri tani dy herë është tërhequr dhe sërish është kthyer në jetën politike.

“Mbetem në politikë por në pozicion tjetër, pas skenës ditore politike”, theksoi Gjukanoviq dhe shtoi se vlerëson se ka edhe përvojë edhe inspirim të ndihmojë.

Exit mobile version