Site icon PORTALB

Erdogan: Rreth 1.800 xhihadistë dhe luftëtarë kurdë janë vrarë nga fillimi i operacionit “Mburoja e Eufratit”

Rexhep Taip Erdogan

Rreth 1.800 pjesëtarë të grupit Shteti Islamik (SHI) dhe luftëtarët e forcave të kurdëve sirianë janë vrarë në kuadër të operacionit ushtarak turk në Siri, “Mburoja e Eufratit”, e cila filloi në gusht, deklaroi sot presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.

Turqia para katër muajve e filloi operacionin “Mburoja e Eufratit” në Sirinë Veriore, e cila ka për qëllim ta pastrojë rajonin në kufi nga luftëtarët e SHI-së dhe nga grupi i kurdëve sirianë, Forcat për mbrojtje të popullit.

Presidenti turk gjithashtu i akuzoi forcat e presidentit sirian Bashar al Asad për shkelje të marrëveshjes për armëpushim në Alepo, por deklaroi se Turqia ende investon përpjekje që të krijojë korridor për evakuimin e njerëzve nga qyteti sirian.

Erdogani theksoi se më vonë përmes telefonit do të bisedojë me presidentin rus Vlladimir Putin për situatën në Alepo, të cilën e vlerësoi si “shumë të brishtë”.

Presidenti turk shtoi se janë kryer përgatitje që t’ju mundësohet njerëzve të evakuuar nga Alepo të arrijnë në Idbil dhe në Turqi.

Exit mobile version