Site icon PORTALB

Atletico, Barça apo Real, kush do të dorëzohet?

Atletico, Barça apo Real, kush do të dorëzohet?

Atletico, Barça apo Real, kush do të dorëzohet?

Asnjëra nuk dëshiron të dorëzohet në garën për titullin kampion të La Ligas. Kaloi një javë tjetër, por pozicionet në krye të klasifikimit nuk ndryshuan. Nuk dështoi Atletiko Madrid, as ndjekëset e saj Barcelona dhe Real Madrid.

Në këtë moment kalendari i javëve të mbetura kryqësohet me sfidat cerekfinale të Championsit dhe me finalen e Kupës së Mbretit. Por a do të ndikojë pjesëmarrja në këto kompeticioni në paraqitjet e tyre në La Liga? Në javën e 32 Reali mori një fitore më lehtë ne San Sebastian ndaj Real Sociedad, ndërsa  Atketiko dhe Barcelona vuajtën jo pak përballë Villareal dhe Betis, transmeton Supersport.

Është e sigurtë se të mërkurën do të ketë luftë në Vicente Calderon mes Atletikos së Madridit dhe Barcelonës, në cerekfinalen e kthimit të Championsit. Skuadra që do të kualifikohet do të ketë një avantazh të dyfishtë, pasi përvec eliminimit do t’i jepte një goditje psikologjike kundërshtarit edhe në kampionat.

Reali i Madridit me suksesin 3-0 në takimin e parë me Borusian e Dortmundit thuasje e ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të Championsit. Reali dhe Barcelona kanë llogari të hapura edhe në finalen e Kupë së Mbretit, që do të zhvillohet më 16 prill në Mestalla të Valencias.

Përfundimisht tre kandidatë dhe tre kryeqëzime të kalendarit, në mes janë tre trofe. La Liga i pret deri në fund, por ky i dihet,  kalendari mund t’i përplasë edhe në gjysmëfinale të Championsit.

Exit mobile version