Site icon PORTALB

Hidrocentrali “Spile” ka prodhuar 25 milion kilovat orë energji elektrike

Hidrocentrali “Spile” ka prodhuar 25 milion kilovat orë energji elektrike

Hidrocentrali “Spile”

Për nevojat e sistemit elektroenergjitik në Republikën e Maqedonisë, për tremujorin e parë të vitit, në  Hidrocentralin “Spile” në Dibër janë porositur mbi 25 milion kilovat orë energji elektrike.

“Prodhimi i kësaj periudhe të vitit paraqet rreth 10 për qind nga gjithsej planifikimi i prodhimit vjetor e cila në përputhje me bilancin energjetik është projektuar në 282,5 milion kilovat orë energji elektrike. Prurjet ujore janë rreth 40 metra kub ujë në sekondë, ndërsa akumulacioni i ujit është rreth 50 për qind. Në saj të këtij akumulacioni ka rezervë uji për prodhim të  rreth 20 milion kilovat orëve, vlerësojnë kompetentët e këtij hidrocentrali.

Duke pasur parasysh faktin se stina e dimrit ka qenë një ndër dimrat më të thatë gjatë 20 viteve të fundit , kjo dukuri paraqet një akumulacion të mbushur dhe solid për liqenin e Dibrës.

Exit mobile version