12 arsye pse partitë shqiptarët duhet t’i thonë “JO!” Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së (FOTO+VIDEO)

“Shqiptarët nuk duhet të koalicionojnë me VMRO-DPMNE-në”, kështu dje porositën analistët për Portalb, ndërkaq sot ua sjellim 12 arsyet se përse partitë shqiptare nuk duhet të koalicionojnë me partinë në fjalë, shkruan Portalb.mk.

Ende pa nisur negociatat për koalicion të mundshëm për formimin e Qeverisë së ardhshme, pas zgjedhjeve të parakohshme të 11 dhjetori, opinioni shqiptarë në Maqedoni kërkon që të “izolohet” Nikolla Gruevski dhe partia e tij nga ana e shqiptarëve. Njohësit e rrethanave politike në vend porosisin se duhet thënë “JO!” këtij të fundit, i cili kurorëzoi fushatën e tij parazgjedhore me retorikë të spikatur nacionaliste

Shqiptarët duhet t’i thonë Gruevskit “JO!”

ARSYEJA 1:

Rasti “Sopot” – Në procesin gjyqësor “Sopoti”, 11 shqiptarë u dënuan me 156 vite burg. Ata u shpallën fajtorë për vendosjen e një mine në vitin 2003, në fshatin Sopot të Kumanovës, ku mbetën të vrarë dy ushtarë polakë të forcave të NATO-s dhe një shoqërues civil. Edhe pse pas publikimit të dëshmisë për pafajësinë e banorëve të dënuar, ata në vitin 2010 u liruan nga burgu, ndërsa edhe sot e kësaj dite të akuzuarit për këtë rast janë duke u endur në gjykata.

Në shtator të këtij viti, gjykimi për “Sopotin” është prolonguar për datë 28 tetor. Procesi gjyqësor për rastin në fjalë pritet të rifillojë nga fillimi, për shkak se nga rasti është tërhequr gjykatësi, Jani Nica, pasi ai kalon në Gjykatën e Apelit.

Tani pritet emërimi i gjykatësit të ri i cili do të merret me rastin e Sopotit, dhe më pas të rifillojë nga e para i tërë procesi gjyqësor.

BOMBA 25 – Nga materialet e përgjuara të publikuara nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, dëgjohet se si ish ministrja e MPB-së, Gordana Jankullovska dhe ish shefi i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov, diskutojnë për rastin në fjalë dhe thonë se të akuzuarit pafajsisht janë burgosur.

  • G.J: Ata e kanë politikisht, njerëz të pafajshëm janë në burg.

  • S.M: Përndryshe me këtë do të pranojmë se i kemi ndjekur “shiptarite”, dhe jo personat që e kanë bërë…

  • G.J: Ata shumë se e kanë gajle për ndonjë “shiptar” në burg. Burgjet janë të mbushura me “shiptar”. Ata duan politikisht të poentojnë dhe tani e kanë edhe sezonin.

Në një bisedë tjetër telefonike dëgjohet se si deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VMRO DPMNE-së në Kuvend, Ilija Dimovski, ka kërkuar nga Gordana Jankullovska dhe prokurori Marko Zvërlevski paraburgim për bashkëqytetarët e tij në procesin gjyqësor “Sopoti”, në kundërshtim me vendimet e mëparshme të Gjykatës. Dimovski kërkoi nga Jankullovska ta detyrojë Marko Zvërlevskin dhe të caktojnë burgim, pa e respektuar gjykatën dhe prezumimin e pafajësisë, transmeton Portalb.

ARSYEJA 2:

BOMBA 32 – Transkript nga biseda mes ish ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankullovskës dhe Vllatko Ilivskit:

  • V.I: Mirë bre ja, shkruaj diçka. Ti?

  • G.J: Ja me “shiptarët” po merrem.

  • V.I: Mos ka pasur konferencë për shtyp, ose jo.

  • G.J: Jo.

  • V.I: Mirë.

  • G.J: Tjetër?

  • V.I: Nuk e di, asgjë të jashtëzakonshme.

  • G.J: Mirë, shkruaj.

  • V.I: Deri kur do të vonohesh?

  • G.J: Ja kam një mbledhje në 6, pastaj do të vij. Ti?

  • V.I: Nuk e di, edhe unë kam punë.

  • G.J: I mjeri. “Shiptarite” shumë më nervozojnë.

  • V.I: Mos i trajto aspak.

  • G.J: Jo, por si munden bre të jenë aq budalla?

  • V.I: Ata prej një maskemballi bënë problem, le më nga kjo. Çfarë prite?

  • G.J: Prej çfarë kanë bërë problem?

  • V.I: Nga maskemballoni.

  • G.J: A po, fis i “paparë”.

  • V.I: Ajo është, kosovarizim të Maqedonisë po ndodh nga viti 2001 e këndej.

  • G.J: Po, e di. Ashtu pra, atë desha.

  • V.I: Hajt pra.

  • G.J: Hajt, çao.

ARSYEJA 3:

BOMBA 38 – Transkript nga biseda mes Gordana Jankullovskës me njeri të panjohur

  • G.J: Dhe tani. Këto nga inspektorati nuk janë gati ta shembin. Ai është problemi. Tani e di, ne do të shkojmë, do të na mblidhet “shiptarite”. Biseduam me Milen, transport, të mos e rrënojnë nesër, edhe ata kanë të paraqiten, por ta dinë edhe tanët që të mos bëjmë harxhime. Të mos e shembin nesër, të bëhen gati nga inspektorati, pas Vitit të Ri ta shembin.
  • I panjohuri: Dikush u ka treguar për ministrin, përndryshe, ai është paraqitur, është interesuar për atë punë.
  • G.J: Ai e di, pasi që ata janë shumë indianë. Ndërtesa është e dikujt, nga BDI dhe i rëndësishëm, andaj këta duhet të bëhen gati, ashtu siç duhet, nuk është puna vetëm të shkojmë, pastaj të na mblidhen “shiptarite”, ndërkaq ata të mos munden ta rrëzojnë objektin.

ARSYEJA 4:

Video – VMRO-DPMNE në miting me këngën “shqiptarët e mallkuar”.

ARSYEJA 5:

Gruevski, miting në Dellçevë, 7 dhjetor 2016

  • “BDI dhe PDSH do të na shantazhojnë nëse nuk kemi 63 deputetë. Kjo është hapësirë për skenarin e LSDM-së”.

ARSYEJA 6:

Gruevski, miting në Shtip, 2 dhjetor 2016

  • “Kur keni element të tillë në shtet si LSDM dhe Zaev, të tjerët do të shohin se si t’i shfrytëzojnë, kështu BDI dhe PDSH po shohin që nëse nuk mundet VMRO-DPMNE t’i merr 63 deputetë dhe nëse do që të bëjë Qeveri, kryeministrin patjetër duhet ta propozojë BDI. Atë do të na sjellë nëse nuk i marrin 63deputetë.

ARSYEJA 7:

Gruevski miting në Koçan, 30 nëntor 2016

  • “Gjithashtu mësoj se gjatë ditëve të fundit kanë menduar dhe kanë biseduar edhe ide tjera. Duke u bashkuar me struktura të nëntokës, veçmas me shqiptarët radikal në Maqedoni, kanë biseduar për mbushje të kutive, bashkë janë marrë vesh, nuk e di si. Dua t’i porosis të mos luajnë lojëra, sepse më pas e tërë diaspora shqiptare, nga e gjithë Zvicra, nga e gjithë bota, nuk do t’i shpëtojë nga ky popull dhe nga të gjithë qytetarët e Maqedonisë”.

ARSYEJA 8:

Gjashtë shqiptarë u dënuan me burg të përjetshëm për vrasjen e pesë maqedonasve në 12 prill të vitit 2012 në Liqenin e Smillkovës

Pengimi i ndryshimeve në ligjin për dëshmitarët mbrojtës nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ishte obstruksion i VMRO-DPMNE-së ndaj institucionit të Prokurorisë Speciale, me të cilën pengon që PSP-së  të hyjnë më thellë në lëndët e vështira si “Monstra”, “Sopoti” dhe “Martin Neshkovski”, përcjellë Portalb.

Deklaratë e Jankullovkës për Monstrën 1 maj 2012

  • “Bëhet fjalë për grup të personave nga  Shkupi, përndryshe janë pjesë të islamit radikal. Kundër përfaqësuesve të grupit do të dorëzohen padi penale për vepër penale “terrorizëm”. Një pjesë e tyre kanë marrë pjesë në luftërat në Afganistan dhe Pakistan, pra kanë luftuar në anën e talebanëve, kundër ushtarëve të NATO-s”.

ARSYEJA 9:

6 shqiptarë u dënuan me nga 2.5 vjetë burg për protestat anti-Monstra

Dhuna policore, protesta Anti-Monstra ne Shkup
Dhuna policore, protesta Anti-Monstra ne Shkup

ARSYEJA 10:

Dosje: Si u realizua gjykimi skandaloz për Naser Eshtrefin, vrasja në Gjorçe të Shkupit (VIDEO)

Familjarët dhe avokatët e të riut nga Gërçeci, Naser Eshtrefi i dënuar me 14 vite burg për vrasjen e maturantit Angjel Petkov në 2014-tën në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit, ngjarje që bëri bujë në Maqedoni, kërkojnë të përsëritet gjykimi. Duke shpalosur për Portalb.mk rrëfimin tronditës për Eshtrefin, argumenti kryesor i tyre është se vendimi i gjykatësit për ti dhënë kaq shumë vite burg ka qenë i motivuar politikisht përderisa vrasja ka ndodhur në vetëmbrojte. Rasti është dërguar në Gjykatën Supreme ndërsa kërkohet që ta merr në duar edhe Prokuroria Speciale Publike.

ARSYEJA 11:

Për shkatërrimin e pronave shqiptare në Gjorçe Petrov në vlerë prej rreth 1 milion eurosh, gjykata nuk dënoi me burg asnjë prej protestuesve maqedonas.

Vrasja e 20 vjeçarit, Angjel Petkov ka shkaktuar revoltë të madhe te qytetarët e kësaj lagjeje, të cilën e vandalizuan disa qindra banorë të së njëtës lagje, për shkak të vrasjes së maturantit Petrov. Të njejtët kanë mbajtur protesta, ku i kanë bllokuar rrugët dhe kanë shkaktuar dëme në disa lokale, pronar të së cilave kanë qenë shqiptar.  Dëmet nga vandalizmi dhe huliganizmi i protestave në Gjorçe kanë mbetur në barrën e pronarëve.

Protesta në Gjorçe Petrov
Protestat në Gjorçe Petrov

ARSYEJA 12:

Facebook status i deputetit të VMRO-DPMNE-së, Dimitar Stavenxhia 13.12.2016

Maqedonia 51: Shqipëria 49, maqedonasi vet kundër të gjithëve!!! Popull maqedonas! Bëhu krenar!! Gëzohu!!!

stevanadzija

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button