Këshilli i ministrave, për herë të parë në historinë e BE-së nuk e miratoi Raportin vjetor për zgjerim për shkak të mospasjes së pajtueshmërisë në lidhje me Turqinë.
Bëhet fjalë për një dokument në të cilin nxirren konkludime të BE-së për përparimin e vendeve të cilat janë në proces të bashkimit.
Miratimi i këtij dokumenti është bllokuar për shkak të mosekzistimit të konsensusit rreth pjesës e cila ka të bëjë me Turqinë.
Austria kërkon që negociatat me Turqinë të ngrihen për shkak të mosrespektimit të standardeve evropiane dhe vlerave në këtë vend, me çka nuk u pajtuan anëtaret e tjera të BE-së.
Për shkak të mosekzistimit të konsensusit rreth Turqisë, në vend të konkludimeve të sivjetme të Këshillit për zgjerim, është dhënë kumtesë nga kryesimi sllovak në të cilin tregohet se shumica e madhe e vendeve anëtare i ka mbështetur këto konkludime.