Site icon PORTALB

Enca nënshkruan kontratë me Universal Music Group!

Enca Haxhia

Duket se këngëtaret shqiptare nuk kanë të ndalur me qëllimin e tyre për të depërtuar në tregun botëror muzikorë. Pas suksesit të Era Istrefit, tani do të jetë edhe Enca ajo që do të synojë karrierë ndërkombëtare.

Ajo ka nënshkruar kontratë më Universal Music Group dhe angazhimi i saj do të fillojë nga viti 2017. Këtë lajm e ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes rrjeteve sociale.

Kontrata e Encës është nënshkruar gjatë këtyre ditëve në Zvicër ku ka qëndruar artistja shqiptare.

Kjo është edhe arsyeja që klipi ‘Love on my body’ është shtyrë për më vonë. Universal Music po ashtu do të marrin përsipër albumin e parë të këngëtares së hiteve, Enca Haxhia.

Exit mobile version