Site icon PORTALB

Kosovarët mund të braktisin Zvicrën

Kosovarët mund të braktisin Zvicrën

Kosovarët mund të braktisin Zvicrën

Otmar Hitzfeld e ndjen seriozisht rrezikun e largimit të futbollistëve kosovarë nga Zvicra dhe tani kur i kanë mbetur edhe 4 muaj në detyrën e tij si trrajner i helvetëve e pranon këtë fakt duke paraljamëruar edhe drejtuesit e Federatës së Zvicrës.

“Rreziku më i madh që mund te ndodhe është që në një të ardhme të parashikueshme Kosova të fitojë të drejtën të marrë pjesë në kualifikime për kampionate botërore e evropiane. Dhe në një rast të tillë disa lojtarë do të mendohen për të kaluar në ekipin e Kosovës”, deklaroi Hitzfeld në një intervistë për revistën zvicerane “Bilanz”.

I pyetur nëse Zvicra rrezikon të humbase Xherdan Shaqirin, yllin më të madh të saj, Hitzfeld është përgjigjur: “Unë nuk e di nëse ai do ta bëjë këtë. Ai nuk është shprehur qartë në këtë drejtim”.

Pjesë e përfaqësueses helvetike janë disa futbollistë kosovarë dhe që kanë drejtë të luajnë për Kosovën në të ardhmen nëse ata dëshirojnë, Valon Behrami, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ndërsa luajnë edhe shqiptarët e Maqedonisë si Admir Mehmedi e Blerim Xhemaili.

Exit mobile version