Një grup njerëzisht të revoltuar kanë sulmuar të shtunën qendrën ku janë vendosur të infektuarit nga virusi vdekjerurësEbola në Guinea, pasi që numri i të vdekurve në këtë vend nga kjo sëmundje ka arritur në 86 viktima. Për këtë shkak edhe ekipi ndërkombëtar i mjekëve dhe ekspertëve është evakuuar nga ky vend, njofton AP.
Qytetarët e mllefosur kanë akuzuar Organizatën Mjekët pa Kufi se ua kanë sjell virusin Ebola në vendin e tyre, pasi që një virus i tillë asnjëherë nuk ishte regjistruar në Guinea.
Derisa në Guine numri i të vdekurve nga Ebola ka shkuar në 86, kompanitë e huaja kanë tërhequr pjesë të personalit të tyre nga ky vend, transmeton Telegrafi.
Qeveria e Guinesë ka njoftuar se janë paraqitur tri raste të reja me të infektuar nga ky virus brenda 24 orëve të fundit, duke dërguar kështu në 134 numrin e përgjithshëm të personave të infektuar nga ky virus vdekjeprurës, transmeton Reuters.
Organizata Mjekët pa Kufi ka paralajmëruar se Guinenë e kërcënon një epidemi e Ebolës me përmasa të paparashikuara.
Shkalla e vdekshmërisë e të prekurve nga ky virus arrin në 90 për qind, kurse raste të infektuarve janë regjistruar në vendin fqinj Liberia, Siera Leone dhe në Gambia. /Telegrafi/