Site icon PORTALB

Vrapçishti e Zajazi fitojnë, Drita merr një pikë

Momenti kur Minas Osmani goditi shtyllën

Momenti kur Minas Osmani goditi shtyllën

Skuadra e Vrapçishtit ka marrë një fitore të madhe edhe pse shumë të vështirë në duelin ndaj FC Shhkupi, ku kjo e fundit ka dominuar me lojën në fushë dhe me rastet për të shënuar, ndërsa Vrapçishti nga një gjysmë rast arriti të shënojë fitore.

Gjithçka ndodhi në minutën e 37-të, kur shkupjani Fatmir Arifi i shënoi Shkupit, që në fund u tregua edhe si goli vendimtarë për fitoren e 12-të, të Vrapçishtit gjatë këtij edicioni. Liris Bexheti bukur depërtoi nga e majta  duke harkuar në shtyllën e dytë deri te Benjamin Shabani, i cili me kokë ktheu topin deri te Fatmir Arif, që nuk e kishte të vështirë nga afërsia me kokë të shënojë për 1:0.
Drita ka barazuar 1:1 në ndaj Miravcit në Gjevgjeli. Ishte kjo një ndeshje në të cilën Drita gjatë pjesës së parë ishte skuadër më e mirë dhe si rezultat në minutën e 27-të përmes Ilir Xhemailit avancuan me rezultatin 1:0, ndërkohë vendasit barazuan në pjesën e dytë, anë të Tome Mizhorov në minutën e 58-të.

Zajazi ka shkëlqyer në duelin ndaj “11 Oktomvrit”, duke shënuar fitore me rezultatin 1:3. Burhan Emrullahu shënoi dy herë për Zajazin, ndërsa një gol ishte vepër e Valdet Osmanit. Golin e vetëm për skuadërn vendase e shënoi Nikoviç.
Teteksi falë golit të shënuar nga ana e Filip Petkovskit ka mundur minimalisht 1:0 Maxhari Solidarnositn në Shkup. Po me të njëjtin rezultat Novaci doli fitues përballë Pobeda Junior, Tiverija me rezultatin 2:1 mundi Borecin, ndërkohë Skopje në derbin lokal shënoi fitore të thellë 3:0 ndaj Skopjes.

Sa i përket ndeshjes ndërmjet Rrufejës së Militinës dhe Sileksit, nuk është zhvilluar, ndërsa mësohet se Rrufeja nga Miletina si duket këtu edhe do të përfundojë aventurën në Ligën e Dytë, por ky informacion nuk është zyrtarë, andaj pritet që ditëve në vazhdim të ketë kumtesë nga klubi apo FFM-ja. 

Rezultatet: 
Maxhari Sol. – Teteksi 0:1, Novaci – Pobeda J. 1:0, Vrapçishti – Shkupi 1:0, Tiverija – Boreci 2:1, “11 Oktomvri” – Zajazi 1:3, Miravci – Drita 1:1, Llokomotiva – Skopje 0:3, Rrufeja-Sileks (-:-).
Renditja: Sileksi 52 (-1), Teteksi 48, Drita 39, Vrapçishti 39, Shkupi 37, Skopje 37, Miravci 35, Pobeda J. 33, Tiverija 31, Zajazi 31, Maxhari S. 30, Rrufeja 21 (-1), “11 Oktomvri” 16, Novaci 16, Boreci 14, Lokomotiva 14 pikë. / Portalb

Exit mobile version