Site icon PORTALB

Gruevski kërkon urgjentisht të formohet qeveria e re

Nikolla Gruevski

Nikolla Gruevski

 

Duhet sa më parë të formohet qeveria e re, të vazhdojmë me tempon e fuqishme të punës dhe të kthehemi në shtigjet e ekonomisë dhe të gjitha reformave, duke i përfshirë edhe ato që lidhen me anëtarësimin në BE dhe NATO.

Këtë e theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski para mbështetësve partiakë të tubimit të mbrëmshëm pasi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) publikoi se në zgjedhjet parlamentare VMRO-DPMNE i fitoi 51 mandate ndërsa LSDM 49.

Gruevski theksoi se edhe pse me vonesë të pazakonshme KSHZ mbrëmë vonë i ka publikuar rezultatet përfundimtare me të cilat, potencoi, shihet se VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Për një Maqedoni më të mirë” e sollën fitoren e dhjetë dhe mbështetjen e dhjetë të shumicës së qytetarëve në Maqedoni.

“Ne gjithsesi tani do të drejtohemi nga negociatat për koalicion, negociatat për formimin e qeverisë dhe përfundimisht duhet të krijojmë kushte që kriza në Republikën e Maqedonisë të përfundojë, populli e pret këtë, këtë e kërkon prej nesh”, tha Gruevski.

Përfundimisht, shtoi, duhet të kthehemi në rrugën e ekonomisë, hapjen e vendeve të reja të punës në Maqedoni, rritjen e pagave, pensioneve, subvencioneve, bërjes së projekteve me të cilat do të zgjidhen problemet e të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Exit mobile version