Site icon PORTALB

Shkëndija humb në shtëpi nga Bregallnica

Bregallnica ndal Shkëndijën

Bregallnica ndal Shkëndijën

Bregallnica ka arritur që të ndal serinë e fitorve të Shkëndijës, duke i mposhtur këta të fundit para tifozëve të vet me rezultatin 2:0.

Shkëndija edhe pse kishte më shumë inciativë dhe posedim të topit gjatë pjesës së parë, ata nuk i’a arritën qëllimit që të shënojnë në rrjetën e skuadrës nga Shtipi.

Golat u shënuan në pjesën e dytë, kur sulmuesi Riste Naumov kaloi në epërsi Bregallnicën, duke shuajtur për një çast tifozët vendas.

Edhe përkundër përkrahjes nga tifozët, vendasit nuk arrinin të gjenin rrugën e shënimit të golit dhe në minutat e fundit Lazar Iliev shënoi për të dyfishuar rezultatin.

Me këtë humbje Shkëndija mbetet në pozitën e 6-të me 36 pikë, po aq sa ka edhe Bregallnica, në pozitën e 7-të./ Portalb

Exit mobile version