Site icon PORTALB

Shokuese: Në trupin Ilia Karelit mungonte zemra

“Në trupin Ilia Karelit mungonte zemra”

“Në trupin Ilia Karelit mungonte zemra”

“Në trupin e Kudret Kumes,  i njohur si Ilia Kareli mungonte zemra”. Pas  kryerjes së autopsisë, ekspertët shqiptarë të Mjekësisë Ligjore kanë publikuar detaje shokuese për vrasjen e Ilia Karelit.

Mjekësia Ligjore i kërkon organit të akuzës që të marrë  shpjegime nga autoritete  greke,  se përse mungon organi i zemrës në trupin e 36-vjeçarit  dhe përse në trupin e tij ka heqje të indeve në pjesën e parakrahut dhe në gishta. 

Ndërkohë që për mungesën e zemrës dyshohet se ajo mund të jetë hequr nga mjëkesia ligjore greke për autopsi edhe pse për raste të tilla ekzaminimesh specialistet nuk e marrin komplet organin e zemres. 

Ekspertët në raportin e tyre, kanë argumentuar edhe shkakun e vdekjes, i cili mendohet se ka ardhur nga dhuna e ushtruar me sende të forta. SI pasoj e kësaj dhune, ekspertët konkludojnë se Karelit i është thyer kafka, krahrori, disa brinjë që i kanë shkaktuar dëmtime në mushkri si dhe hematoma të shumta në pjesë të ndryshme të trupit. 

Bazuar në këtë raport dhe ankesën e familjarëve, prokuroria e Fierit ka nisur hetimet që pritet në ditët në vazhdim të marr në pyetje edhe të afërmit me të cilët ditët e fundit Kareli ka komunikar që më pas, kjo dosje të përcillet drejt autoriteteve të drejtësisë greke./ Shekulli

Exit mobile version