Site icon PORTALB

Lika i BDI-së ia nisi nga Poroj

Lika i BDI-së ia nisi nga Poroj

Lika i BDI-së ia nisi nga Poroj

Bashkimi Demokratik për Integrim sot fushatën parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare 2014 të cilat do të mbahen më 27 prill e ka filluar nga fshati Poroj. 

Me moton  “Bashkë më mirë, bashkë më të fortë, bashkë për Europë”, BDI-ja filloi sot fushatën parazgjedhore në njësinë e gjashtë zgjedhore  në Poroj në muzeun e USHT-së  ku u mbajtën ligjëratat e para. 

Me këtë rast kandidati numër dy për deputet në listën e BDI-së Hazbi Lika foli për arsyet se pse pikërisht nga ky vend nisën kampanjën.

“Ne sot kemi ardhur në muzeun e USHT-së sepse duam te fillojmë kampanjën me nga një vend që të kujton shumë, sepse jemi të etshëm për arsim dhe për të kujtuar ata dëshmorë që kanë rënë në luftë”, deklaroi Lika.

Gjithashtu gjatë qëndrimit në fshatin Poroj është bërë edhe homazhe tek busti i dëshmorit në luftën e Kosovës nga ky fshat Mujdin Aliu.

Exit mobile version