Site icon PORTALB

Bejli: Zgjedhjet të qeta me disa parregullsi

Amasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli

Amasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli

Ambasada e SHBA-së e ndan vlerësimin e OSBE-ODHIR për zgjedhjet e parakohshme parlamentare se janë zbatuar në mënyrë të qetë me disa parregullsi proceduriale, deklaroi sot ambasadorit i SHBA-së Xhes Bejli.

“SHBA-ja i përshëndet të gjithë qytetarët që e realizuan të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet e 11 dhjetorit. E përshëndesim vlerësimin paraprak të OSBE-ODHIR se zgjedhjet ishin kompetitive dhe se ishin respektuar liritë fundamentale. Jehona ishte e mirë, ndërsa zgjedhjet ishin zbatuar në mënyrë të qetë me disa parregullsi proceduriale. E shrehim shqetësimin e ekipit vëzhgues të Ambasadës Amerikane për përgatitje administrative të zgjedhjeve dhe i bëjmë thirrje qeverisë së ardhshme të vazhdojë të punojnë në ndërtimin e kpaciteteve të KSHZ-së dhe të zgjidhjen çështjet strukturore juridike që kanë të bëjnë me Listën zgjedhore”, deklaroi Bejli.

Ai theksoi se zgjedhjet e 11 dhjetorit ishin një hap i rëndësishëm për daljen e Maqedonisë nga kriza politike.

“I inkurajojmë partitë që do të formojnë qeverinë e ardhshme që të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive me opozitën në zbatimin e reformave që do të mundësojnë vazhdimin e procesit të integrimeve euroaltantike veçanërisht të qeverisjes së të drejtës. SHBA-ja si dhe anëtarët e tjerë të komunitetit ndërkombëtar mbeten partnerë të Maqedonisë lidhur me këto qëllime”, porositi ambasadori amerikan.

Në pyetjen e gazetarëve Bejli theksoi se do të distancohet nga komenti i rezultateve të zgjedhjeve sepse pret që fillimisht KSHZ-ja të dalë me rezultate paraprake për zgjedhjet.

I pyetur nëse është e mundur që ndaj rezultatit të zgjedhjeve të ndikojnë parregullsitë e konfirmuara nga OSBE-ja nëse kihet parasysh se dallimi midis dy partive është 15.000 vota, ndërsa numri i fletëvotimeve të pavlefshme është rreth 30.000, ambasadori amerikan deklaoi se pas përfundimit të votimit në pajtim me Kodin zgjedhor fillon procesi në të cilin partitë politike mund të ngrenë zgjedhje për vërejtje procedurale.

Ky proces filloi pasi që do të publikohen rezultate paraprake nga zgjedhjet. Prandaj është e rëndësishme që të lejohet që të fillojë ky proces siç është cituar edhe në Kodin zgjedhor, ndërsa i njëjti është pjesë e administrimit të vetë zgjedhjeve. Prandaj nuk mund të spekulohet për rezultat të zgjedhjeve”, tha ambasadori amerikan Bejli./MIA

Exit mobile version