Site icon PORTALB

Kina e brengosur për shkak të deklaratës së Trampit

Zëdhënësi i Minisitrisë së Punëve të Jashtme, Geng Shaung

Pekini është jashtëzakonisht i brengosur për shkak të deklaratave të presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Tramp se Uashingtoni nuk e ka patjetër t’i përmbahet politikës së “Kinës unike”.

Zëdhënësi i Minisitrisë së Punëve të Jashtme, Geng Shaung deklaroi në konferencë për shtyp se politika e “Kinës unike” është bazë e raporteve ndërmjet Uashingtonit dhe Pekinit dhe i bëri thirrje administratës së re amerikane të ketë mirëkuptim për ndjeshmërinë e çështjes së Tajvanit.

Tramp të dielën deklaroi se nuk e di përse SHBA-ja do të duhej t’i përmbahej politikës së “Kinës unike”, nëse nuk arrijnë marrëveshje me Pekinin për çështje të tjera, “përfshirë edhe tregtinë”.

Exit mobile version