Site icon PORTALB

Imer Selmani: E kam bërë hesapin

Imer Selmani

Imer Selmani

Imer Selmani ka pohuar për Kurir se arsyeja ka qenë e thjeshtë se pse DR tanimë ka arritur një koalicion me BDI për këto zgjedhje të parakohshme. Selmani ka pohuar se ky koalicion mes DR-së dhe BDI-së nuk është arrit për çështje të përfitimeve personale, por për faktorizimin e çështjes shqiptare, dhe unifikimit të votës shqiptare, dhe se shqiptarëve mos t’iu ndodhë edhe një herë viti 2011, kur në bazë të disa përllogaritjeve partitë shqiptare në zgjedhjet e kaluara humbën diku 4 apo 5 deputet, për shkak se nuk kishte koalicion mes partive shqiptare në vend. 

Ne nuk kemi biseduar akoma me udhëheqësit e BDI-së për ndarjen e posteve eventuale, sepse për t’i ndarë ato së pari ky koalicion duhet t’i fiton zgjedhjet e pastaj të flitet për ndarjen e posteve. Por kuptohet se edhe nuk kemi hyrë në këtë koalicion edhe pa llogaritje. Por ajo çka duhet të theksohet, dhe motivi më i fuqishëm i cili na ka shty neve si subjekt politik me u bashku me BDI ka qenë fakti se nuk kamë dashtë unë si Imer Selmani të na përsëritet edhe një herë viti 2011 kur për shkak numrit të madh të partive politike shqiptare pjesëmarrëse në zgjedhje, shqiptarët humbën 4 deri në 5 deputetë. Pra arsyeja ishte  thjeshtë unifikimi i votës shqiptare, dha faktorizimi i politikës shqiptare vizavi atyre maqedonase, tha për sq.kurir.mk Imer Selmani.

Exit mobile version