Site icon PORTALB

Ashton Carter në Izrael në pritje të aeroplanëve F-35

Ashton Carter

Ashton Carter

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Ashton Carter, sot ka arritur në Izrael, derisa ky vend është në pritje të dy aeroplanëve luftarakë të gjeneratës së re të tipit F-35, që do të ndihmoj për mbajtjen e avantazhit ushtarak të izraelit në Lindjen e Mesme të trazuar, transmeton REL.

Programi i aeroplanit të tipit F-35, është projekti më i shtrenjtë i armatimit të Pentagonit dhe vlerësohet se kushton afro 400 miliardë dollarë.

Izraeli është në mesin e pak aleatëve që do ta ketë këtë aeroplan.

Ministri i mbrojtjes i Izraelit, Avigdor Lieberman, tha se aeroplanët luftarakë “paraqesin një komponentë tjetër në mbajtjen e superioritetit ajror në rajonin tonë”, dhe i ka shprehur falënderim zotit Carter.

Zyrtari i lartë amerikan i mbrojtjes, Ashton Carter, në Izrael është pritur me nderime ushtarake në një bazë në Tel Aviv.

Exit mobile version