Site icon PORTALB

MPB zbardh rastin e kontrabandës me cigare

MPB zbardh rastin e kontrabandës me cigare

MPB zbardh rastin e kontrabandës me cigare

Policia ka zbuluar grupin e përfshirë në kontrabandë cigaresh, të cilët trasportin e paligjshëm e kanë zhvilluar nga Maqedonia në Bullgari. Gjatë bastisjes së disa objekteve policia ka gjetur 790 pako cigare; 730 të markës “Marlilyn” dhe 40 të markës “LD”), dy automejete udhëtarësh dhe dy automjete tereni, si dhe një fletore për evidentimin e borxheve të personave fizik.

Ky grup, siç njofton MPB nga viti 2012 deri në vitin 2014 kanë organizuar 5 transporte cigaresh nga Maqedonia drejt Bullgarisë, respektivisht ka kontrabanduar 34 450 pako cigare të marakeve “Trokadero”, “Jork”, si dhe “Marilyn Slims”, me ç’rast kanë fituar pronë të kundërligjshme në vlerë prej 5 300 000 denarësh.

Organizatorët e këtij trapsorti të paligjshëm janë 3 persona, prej të cilëve njëri nga Kriva Pallanka, njëri nga fshati Dramçe dhe njëri nga fshati Kopanicë, njoftoi Minstrja e brendshme Gordana Jankullovska.

Gjatë aksionit të fundit të MPB-së policia konfiskoi 19 480 pako cigaresh. Policia pranë Prokurorisë publike ka dorëzuar padi penale ndaj 7 personave të moshës prej 22-30 vjeçare, për përfshirje në veprat e kundërligjshme sikurse grupim kriminel dhe kontrabandë. Ndaj tyre është shqiptuar masa e paraburgimit 30 ditor. 

Exit mobile version