Site icon PORTALB

Neymar: Botërori? Ndiej frikë

Neymar

Neymar

Kur kanë mbetur edhe më pak se dy muaj nga starti i Botërorit të Brazilit, sulmuesi brazilian i Barcelonës, Neymar thotë se ka filluar të ndiejë frikë.

“Eshtë një nder që do të mbaj veshur fanellën e kombëtares braziliane pikërisht në vendin tim, është realizimi i një ëndrre që e kam patur që fëmijë, por ankthi ka nisur të fitojë terren dhe kam filluar të ndiej frikë”.

22 vjeçari beson se nuk do të jetë aspak një mision i lehtë pavarësisht tifozerisë që do të mbështesin Brazilin.

” Ne do të japim maksimumin në fushë për të shkuar drejt trofeut më të rëndësishëm, edhe pse e dimë shumë mirë se nuk do të jetë e lehtë”.

“Gjithsesi kemi një ambient që na favorizon sepse të gjithë ata lojtarë që do të jenë në kombëtare, e kanë patur ëndërr fanellën braziliane”, përfundoi sulmuesi brazilian./ Portalb

Exit mobile version