Site icon PORTALB

Kërkimi për avionin e humbur: Një garë kundër kohës

Kërkimi për avionin e humbur

Kërkimi për avionin e humbur

Kërkimi për fluturimin e humbur të “Malysia Airlines” ka hyrë në fazën e tij më intensive, në një kohë kur dhjetëra avionë dhe anije vazhdojnë të kërkojnë në pjesën jugore të Oqeanit Indian. 

Më tepër se 13 avionë dhe 11 anije kanë marë pjesën ditën e shtunë, njoftojnë zyrtarët australianë që koordinojnë kërkimet. Anijet me teknologji të avancuar po përpiqen të gjejnë regjistruesit e të dhënave të avionit, para se bateritë e tyre të mbarojnë. Avioni është zhdukur në 8 mars, me 239 persona në bord. Besohet se ai është rrëzuar në jug të Oqeanin Indian, megjithëse nuk janë gjetur ende pjesë të tij. Ende nuk dihet pse avioni e ka ndryshuar drejtimin e fluturimit të tij nga Kuala Lampur në Pekin. 

Mbarimi i baterive

Kërkimi po koordinohet nga Qendra e Koordinimit e qeverisë australiane, me bazë në Perth të Austarlisë perëndimore. Në një deklaratë, kjo agjenci tha se fokusi tani ishte në një zonë kërkimi prej 217 mijë kilometrash katrorë, 1700 km në veriperëndim të qytetit Perth. 

Ditën e premte, shefi i kërkimeve në Australi, Angus Houston tha se kërkimi ishte një garë kundër kohës, pasi bateritë mbarojnë pas 30 ditësh. Anija filmoi imazhet e një numri objektesh në zonë ditën e premte, por asnjëri prej tyre nuk lidhej me avionin e humbur, tha agjencia e koordinimit./ Shekulli

Exit mobile version