Site icon PORTALB

Ja çfarë thonë nga VMRO-DPMNE pas mbylljes së vendvotimeve (VIDEO)

Ivo Kotevski

Ivo Kotevski

“Maqedonia sot tregoi se është shtet demokratik, ndërkaq VMRO-DPMNE ua uron fitoren qytetarëve dhe i përgëzon për zgjedhjen e tyre”, deklaroi drejtori i Komunikimeve i VMRO-DPMNE-së, Ivo Kotevski, pas mbarimit të vendvotimeve, Ivo Kotevski, në konferencë për shtyp, njofton Portalb.

“Sot qytetarët e Maqedonisë në mënyrë dinjitoze, të qetë dhe masive, kanë dal të votojnë, duke treguar se duan ta nxjerrin vendin nga kriza e thellë politike në të cilën LSDM e futi. Më e rëndësishme është ardhmëria e Maqedonisë”, tha Kotevski, duke shtuar se qytetarët kanë pasur mundësi që pa trysni ta shprehin vullnetin e tyre dhe ta rrethojnë opsionin i cili është më i mirë për më të afërmit e tyre. /Portalb.

Exit mobile version