Site icon PORTALB

Ushtria e regjimit sulme ajrore në Idlib, 9 të vdekur

Avionët e ushtrisë së regjimit të Asadit kanë bombarduar një vendbanim në qytezën Maret en-Numan, në afërsi të Idlibit në Siri, ku si pasojë të paktën 9 persona kanë humbur jetën dhe 25 të tjerë janë plagosur.

Muhammed Omer, një zyrtar i mbrojtjes civile në Idlib, ka deklaruar për AA se avionët e regjimit sirian kanë bombarduar qytezën Maret en-Numan, në jug të Idlibit, që është nën kontrollin e opozitarëve.

Duke konfirmuar se si pasojë e sulmit të paktën 9 civilë kanë humbur jetën dhe 25 të tjerë kanë mbetur të plagosur, Omer në vijim ka thënë se si pasojë e sulmit ajror shumë shtëpi dhe godina biznesesh u shembën. Ai ka shtuar se zjarri i rënë si pasojë e këtij sulmi është marrë nën kontroll nga autoritetet e mbrojtjes civile.

Exit mobile version