Site icon PORTALB

Ëmbëlsirë me tre veprime: Çokollatë e cila nuk mund të refuzohet!

Ëmbëlsirë ideale për kënaqje me kafe shtëpiake dhe ngrohtësi të këndshme, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

▪ 200 g çokollatë të zezë,
▪ 250 g margarinë apo gjalpë,
▪ 6 vezë,
▪ 3 lugë kakao,
▪ 500 ml qumësht,
▪ 5 lugë sheqer,
▪ Miell misri,
▪ 1 lugë kafe instant,
▪ Krem.

Për fill:

Në 500 ml qumësht zieni 3 vezë, sheqerin dhe miellin e misrit. Kur të bëhet puding qitni një lugë kafe instant dhe përzieni mirë.

Përgatitja:

1. Në avull shkrini çokollatën e zezë dhe margarinën, pastaj shtoni 3 të verdhë të vezës duke i zier ngadalë.

2. Në një enë të ndarë tundni 3 të bardhë të vezëve dhe përzieni me këtë tretje. Përzierjes shtoni kakaon.

3. Të gjitha qitni në kallëp torte dhe piqeni në 200 gradë celsius rreth 30 minuta.

Exit mobile version