Site icon PORTALB

BE-ja thotë se muri nuk do të hiqet, por do t’i bëhen shkallët për të kaluar këmbësorët

Muri në pjesën veriore të Mitrovicës

Maja Kocijanciq, zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, ka thënë se muri që u ndërtua afër urës së Ibrit në pjesën veriore të Mitrovicës, do të lidhë unazën me zonën e këmbësorëve.

“Nuk do të jetë mur, por një shkallë që lidhë unazën me zonën e këmbësorëve. Gjatë bisedimeve të djeshme palët ranë dakord se do të ngrihen shkallët që sigurojnë lirinë e lëvizjes nga njëra anë në tjetrën”, ka thënë ajo duke shtuar se Bashkimi Evropian do të monitorojë me kujdes zbatimin e kësaj Marrëveshjeje, përcjell Koha.net.

Exit mobile version