Site icon PORTALB

Popovski: Maqedonisë i nevojitet forcë e re politike

Popovski: Maqedonisë i nevojitet forcë e re politike

Popovski: Maqedonisë i nevojitet forcë e re politike

Maqedonisë i nevojitet forcë e re politike, e cila do t’i bashkojë qytetarët, e cila në vend të përplasjeve dhe debateve njerëzve do t’ua kthejë vlerat njerëzore, në vend të premtimeve të zbrazëta do t’i bashkojë qytetarët në luftën me problemet e ekzistencës, tha kandidati për president Zoran Popovski, Opsioni qytetar i Maqedonisë (GROM) mbrëmë në Ohër.

“Të bashkohemi në zgjidhjen e problemeve kyçe në vend, ndërsa ato janë varfëria, papunësia, dinjiteti i shtetit, integrimi i Maqedonisë në BE dhe NATO, dhe jetesë më e mirë, kjo është oferta jonë e re e këtyre zgjedhjeve”, porositi Popovski.

Nëse zgjidhet për president, ai paralajmëroi se do t’i ulë dënimet e parashikuara për ekonomistët dhe qytetarët, ndryshimet e legjistlativës për të cilën vlerësoi se është drakonike dhe joprosperitare për biznesin.

Popovski mes të tjerash porositi se do të jetë president që do të luftojë që anëtarët e ARM-së të kenë të drejta të njëjta me të punësuarit në polici, avokat për punonjësit, pensionistët, falimentuesit, të papunësuarit, rastet sociale, studentët, mbrojtës i të drejtave të tyre dhe zëdhënësi i tyre para opinionit.

Lideri i GROM-it Stevçe Jakimovski tha se qëllimi i opsionit të tretë politik në Maqedoni është të ofrojë zgjidhje, vizione, opsione të reja për vendin.

“Askënd nuk duam ta pengojmë, as të tërheqim për mëngë në këtë garë, por bateritë tona janë të mbushura, ndërsa ata janë të lodhur nga premtimet dhe dështimet politike…Në këto zgjedhje dhe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare dalim me bindje deri te qytetarët se do të punojmë në shtigje të gjata”, tha Jakimovski, duke i inkurajuar qytetarët se në vend ka një forcë e cila dëshiron dhe mundet të sjellë ndryshime. 

Exit mobile version