Site icon PORTALB

Ivanov: Kam qenë president i të gjithë qytetarëve dhe do vazhdoj të jem

Ivanov: Kam qenë president i të gjithë qytetarëve dhe do vazhdoj të jem

Ivanov: Kam qenë president i të gjithë qytetarëve dhe do vazhdoj të jem

“E di se jeni përballur me sfidë. Akoma e ndjeni padrejtësinë e bërë. Megjithatë duhet të vazhdojmë që ta ndërtojmë Maqedoninë, ta ndërtojmë Kërçovën. Kërçova është ndërtuar në themelet e Maqedonisë”.

Këtë në tubimin e mbrëmshëm ua porositi kërçovarëve kandidati presidencial i VMRO-DPMNE-së dhe i koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”, Gjorge Ivanov. Si president, tha se do ta mbroj unitetin shtetëror të Republikës së Maqedonisë.

Ai shtoi se është president i të gjithë qytetarëve, pavarësisht nga përkatësia etnike, fetare ose ndonjë përkatësi tjetër. Këtë e kam bërë, nënvizoi dhe do ta vazhdoj ta bëj nëse e fitoj sërish besimin tuaj.

Ai theksoi se me sukses ndërtohet e ardhmja për Maqedoninë. 

Exit mobile version