Site icon PORTALB

BE: Turqia prej shtatorit pa përparim në përmbushjen e kushteve

Ilustrim

Komisioni evropian sot kumtoi se Turqia prej shtatorit “tekstualisht” nuk ka bërë kurfarë përparimi në përmbushjen e kushteve për marrjen e liberalizimit të vizave.

Komisioni evropian theksoi se nga raporti i fundit për përparimin, të publikuar në shtator, Turqia nuk ka përmbushur asnjërin nga shtatë kushtet. Komisioni insiston që Turqia t’i respektojë kushtet rreth të cilave u dakorduan të dy palët.

Komisari evropian për çështje të migrimit, Dimitris Avramopullos deklaroi se të dyja palët vazhdojnë të kërkojnë zgjidhje për të gjitha kushtet e mbetura.
problem më të madh shkakton kërkesa e Turqisë për ta ndryshuar definimin e saj të terrorizmit.

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan paraprakisht deklaroi se kur BE-ja t’i përmbushë premtimet e veta për liberalizim të vizave për Turqinë, ndihma humanitare dhe hapje të kapitjve të rinj në negociatat me Ankaranë, atëherë Turqia do të tregojë qëllime të mira.

Exit mobile version