Parisi, Los Angeles dhe Budapesti janë kandidatë për vendin pritës të Lojërave Olimpike të vitit 2024, transmeton Anadolu Agency (AA).
Këtë informacion sot e konfirmoi Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KNO).
Në fazën e ardhshme secili prej qyteteve deri më tre shkurt të vitit 2017 do të prezantojë dokumentacionin për organizimin e lojërave.
Në shtator të vitit të ardhshëm në kryeqendrën e Perusë, Lima, drejtuesit e KNO-së do të zgjedhin nikoqirin e ngjarjes më të madhe sportive.