SHBA mbështet përpjekjet për ndalimin e konflikteve në Ukrainë

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, në lidhje me zhvillimet në lindje të Ukrainës ka deklaruar se është e nevojshme që palët ti realizojnë të gjitha kushtet e Marrëveshjes së Minskut, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalimin në Këshillin e 23-të Ministrave të Jashtëm të Organizatës për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që mbahet në Hamburg të Gjermanisë, Kerry tha se siguria është e ndërlidhur me zhvillimet ekonomike dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

OSBE është pranë qeverisë demokratike, shtetit ligjor, integritetit territorial dhe pranë mbrojtjes së dinjitetit të çdo personi, tha Kerry, duke shtuar se OSBE është duke luftuar çdo lloj të korrupsionit dhe jotolerancës. Ai po ashtu ka theksuar se “OSBE është kundër të gjitha tendencave anti hebraike, muslimane dhe krishtere. Atëherë kur sulmohet dinjiteti i personit dhe kurë rrezikohet paqja duhen kundërshtuar këto dy fenomene.”

Kerry po ashtu theksoi se një kohë të gjatë vazhdon situata e tensionuar në lindje të Ukrainës dhe okupimit i Krimesë dhe se kjo është duke u shkaktuar vuajtje njerëzve. Ai tha se SHBA-të mbështesin përpjekjet për përfundimin e këtyre dhimbjeve.

“Bëjmë thirrje që të gjithë të zbatojnë Marrëveshjen e Minskut”, tha Kerry duke vlerësuar misionin vëzhgues të OSBE-së.

Duke theksuar se nuk do ta shpërfillin dhunën në Ukrainë, Kerry ka nënvizuar se duhet ë ofrohet ndihmë për këtë shtet për të ndërtuar demokracinë dhe për të luftuar korrupsionin.

Kerry ka theksuar se mosmarrëveshjet në Moldavi, Gjeorgji dhe ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit dobësojnë sigurinë e Evropës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button