Bankat kanë investuar 498 miliardë dollarë në armatim bërthamor për tre vite

Banka nga vende të ndryshme investuan 498 miliardë dollarë në armatim bërthamor në tre vitet e fundit, ceket në raportin e Organizatës për mbrojtje të paqes “PAKS”, lajmëruan mediumet belge.

Në  dokument ceket se banka belge Ka-Be-Es ka investuar 117 milionë euro prej vitit 2013 në punën e korporatës, e cila merret me prodhim dhe mbështetje të arsenalit britanik bërthamor.

Banka Be-En-Pe Pariba fortis periudhën e njejtë ka siguruar mbi 9 miliardë euro për industrinë bërthamore, me çka e mori pozitën kryesore në Evropë.

Bankat Aj-En-Xhi dhe Dojçe Bank gjithashtu kanë marrë pjesë në lloj të këtillë të financimit përmes sigurimit të kredive apo aksioneve në vlerë prej 457 milionëve, përkatësisht 3,7 miliardë dollarë.

Në botë, primatin në mesin e investuesve në armatimin bërthamor e kanë bankat nga SHBA-ja – 89 miliardë dollarë ishin siguruar nga Blek Rok, Kepitall grup dhe Vangard.

Në informatë shtohet se për sot në Bruksel janë caktuar pçrotesta para selisë së atyre bankave në qytet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button