Site icon PORTALB

Në mëngjes më ftohtë në Berovë dhe në Shkup

Sot ftohtë, nga e Hënja temperaturat ulen më shumë

Ilustrim

Sot në mëngjes në Berovë dhe Shkup – Petrovec është më ftohtë, – 9 gradë, ndërsa dy gradë maksimale janë matur në Dojran.

Siç njoftoi DPHM, në Mavrovë, Kumanovë, Lazaropole dhe Kriva Pallankë është minus tetë, në Shtip, Demir Kapi, Tetovë dhe Pozharanë minus shtatë, në Shkup – Zajçev Rid, Strumicë, Dibër, Prilep, Manastir dhe Krushevë minus gjashtë, në Gjurishte minus pesë, në Pretor dhe Topollçan minus katër, në Vinicë minus tre, minus dy në Ohër dhe në Gjevgjeli minus një gradë.
Exit mobile version