Site icon PORTALB

Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell me erë të dobët ndërsa përgjatë Vardarit dhe pjesëve lindore me erë mesatare nga drejtimi verior. Paradite do të ketë kushte për paraqitjen e mjegullës nëpër fushëgropa.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 11 deri në minus tre, ndërsa e ditës prej gjashtë deri në 10 gradë.

Në Shkup mot i ngjashëm, kryesisht me diell me erë veriore mesatare. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus shtatë, ndërsa e ditës do të mbërrijë deri në gjashtë gradë.

Ditëve në vijim do të mbizotërojë mot me diell me temperatura të ulëta dhe paraqitjen e mjegullave në orët e mëngjesit. Rritje më të konsiderueshme të temperaturave do të ketë të premten dhe gjatë fundjavës. Nga e hëna do të ketë rritje të vranësirave dhe ulje të temperaturës ditore.

Exit mobile version