Site icon PORTALB

Këto nuk duhen bërë në shtëpinë e tjetrit, nuk do ju ftojnë më

Të ftosh miq dhe të afërt është shumë bukur, të hapësh dyert, t’i presësh ata dhe t’i ndihmosh për t’u ndier mirë dhe si në shtëpinë e tyre. Po deri në ç’pikë duam që të ndihen si në shtëpi? Sipas një sondazhi, Anglian Home Improvements, ka zbuluar që mirësjellja e miqve është zhdukur.

Sondazhi pyeti 1,000 banorë në Britani për çfarë mendonin që duhej bërë në shtëpitë e të tjerëve dhe çfarë konsideronin më të pasjellshme te të tjerët kur i kishin në shtëpi. Dhe, duhet ta pranojmë, rezultatet janë shumë mbresëlënëse.

Së pari, sjellja më e pakëndshme që të zotët e shtëpisë nuk e pëlqejnë, është të vendosësh këmbët mbi mobilje, 59% e të anketuarëve e konsideronin këtë të pasjellshme. Miqtë që merrnin në dorë telekomandën e televizorit dolën në vend të tretë dhe nëse këto dy sjellje të papëlqyeshme nuk janë të habitshme, sjellja e renditur e dyta do t’ju çudisë, kur miqtë presin thonjtë në shtëpinë e tjetrit (58%).

Ja lista e plotë e veprimeve që miqtë nuk duhet të bëjnë kur shkojnë te të tjerët, sipas pjesëmarrësve në sondazh:

Të vendosin këmbët mbi mobilje (59%)

Të presin thonjtë (58%)

Të marrin kontrollin e telekomandës së TV (52%)

Të përgjigjen në telefonin e shtëpisë (51%)

Të hyjnë në shtëpi pa trokitur (48%)

Interesante është që sondazhi ka pyetur pjesëmarrësit edhe çfarë do u pëlqente të bënin në shtëpinë e tjetrit dhe që nuk mendonin që është e pasjellshme. Ja çfarë kanë thënë

Të pyesin për kodin e wi-fi (31%)

Të karikonin telefonin, tabletin apo laptopin (24%)

Të mbushnin një gotë për vete (20%)

Të vendosin bërrylat mbi tavolinë (18%)

Të dremisin (14%)

Megjithatë shumicën e kohës këto mund të ndryshojnë, disa miq janë më shumë të shqetësuar për një prizë për të karikuar telefonin ose internet sesa për të hequr këpucët te dera dhe të pyesin para se të marrin një gotë, por gjithsesi normat e sjelljes janë të rëndësishme.

Ju do shtonit të tjera në listë?

RevistaClass

Exit mobile version