Site icon PORTALB

Laura e PD-së pas ndarjes: Mbrëmjet i kaloj para iPad-it

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi ka ndryshuar qëndrim, kësaj radhe sipas saj, Tirana nuk do të kishte zhvillimin që ka sot, pa të ardhurit dhe pa ndërthurjen e energjive. Duke folur për gafën e saj të famshme: “Jabanxhinjtë të hyjnë me vizë në Tiranë”, bukuroshja e PD-së theksoi se gjithçka ishte një keqkuptim dhe dashakeqësi ndaj saj.

Madje në tentativën për të shpjeguar se nuk ka pasur qëllim të keq, Vorpsi shpiku dhe terma të rinj, veç tironasve që ajo preferon ta thotë në çdo moment, Laura tregoi se ka dhe “autoktonsa”. Ajo tha në emisionin e gazetares Jonida Shehu se është mbështetur nga Kryetari i PD-së, Lulzim Basha gjatë kohës kur sipas saj u sulmua për “çështjen e jabanxhinjve”.

Pedagogia e juridikut, ka folur me superlativa për kryetarin aktual të PD-së, të cilin e ka quajtur si njeriun që e frymëzon.

“Që në momentin që dëgjoj emrin e zotit Basha, më shkojnë në mëndje dy fjalë, europian dhe karizmatik. Zoti Basha është autoritar aty ku duhet. Zoti Basha më frymëzon, ai motivon çdo bashkëpunëtor, qe nga stafi dhe ai frymëzon çdo militant dhe atë më të thjeshtin. Është një individ që për mendimin tim, që edhe në vështirësitë e humbjes së PD-s dhe emocionimin tim, pas dorëheqjes së figurës kryesore doktor Berishës, zoti Basha vjen fuqishëm më frymën e duhur, për të shkuar bindshëm në garën dhe në fitoren e ardhshme”, theksoi Vorpsi.

Gabimet

“Zoti Basha në fisnikërinë e tij dhe frymën europiane, autoriteti ekziston dhe të ai të lë vetë të kuptosh ku ke gabuar”, tha Vorpsi.

Duke folur për jetën intime dhe si i kalon ajo orët e vona, Laura konfirmoi lajmin e publikuar në media për ndarjen nga i fejuari i saj, duke thënë se mbrëmjet i kalon para kompjuterit ose me Ipad.

“Darkat e mija i kam para Ipad-it dhe kompjuterit për tu përgatitur për ditën e neserme dhe për të parë përditësimin. Po pres fitoren e ardhshme dhe shumë të shpejtë të PD-së”, theksoi Laura Vorpsi. /Dielli.al/

Exit mobile version