Site icon PORTALB

Shtajnmajer: Është e paqartë se si do të jenë në të ardhmen marrëdhëniet ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë

Frank Valter-Shtajnmajer

Frank Valter-Shtajnmajer

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank-Valter Shtajnmajer deklaroi sot në Bruksel se edhe më tutje është e paqartë se si do të jenë marrëdhëniet në të ardhmen ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë.

“Për dallim nga disa qëndrime që i dëgjova, personalisht mendoj se mundësitrë janë plotësisht të hapura kur bëhet fjalë për llojin e marrëdhënieve ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë”, theksoi Shtajnmajer.

Siç shtoi ai, ristartimi i marrëdhënieve amerikano-ruse nuk u bë aspak i lehtë në tetë vitet e kaluara, duke pasur parasysh përplasjet e tyre.

Shefi i diplomacisë gjermane theksoi edhe se paqartësia në Moskë dhe Kiev lidhur me çështjen çfarë politike do të zhvillojë presidenti i spaozgjedhur i SHBA-së, Donald Tramp, do të thotë se nuk ka shumë gjasa për arritje të përparimit më të madh në zbatimin e Marrëveshjes së Minskut për armëpushimin në Ukrainë.

Shtajnmajer foli edhe për Turqinë, duke cekur se ai vend duhet ta rishqyrtojë politikën e vet vendore për BE-në që ta përmbushë kërkesën e Ankarasë për të vendosur regjim pa viza për turqit.

Exit mobile version