Site icon PORTALB

Truproja e ministrit negocionte tenderët dhe ryshfetin

Fatmir Limaj

Fatmir Limaj

Përgjimet telefonike i kishte kryer policia e UNMIK-ut që në vitin 2008 kundër Ali Aliut, i dyshuar për përfshirje në këtë shpërthim, ku u vranë dy persona dhe 11 të tjerë u plagosën.

Në atë kohë Aliu ishte zbuluar se po komunikonte me truprojën e Fatmir Limajt, Shpëtim Telaku, për tenderë që jepte kjo ministri.

“Koha Ditore” ka siguruar aktakuzën e dytë për korrupsion kundër ish-ministrit Limaj. Ai akuzohet së bashku me shefin e prokurimit, Nexhat Krasniqi, dhe Shpëtim Telakun për krim të organizuar, përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës, lidhje të kontratës së dëmshme, keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje të ryshfetit.

Ali Aliu dhe Beqir Deda, përfaqësues kompanish, akuzohen për keqpërdorim të autorizimeve në ekonomi dhe dhënie të ryshfetit./Shekulli

Exit mobile version