Site icon PORTALB

Testi PISA, nxënësit nga Maqedonia dhe Kosova me rezultatet më të këqija në botë

Ilustrim

Maqedonia dhe Kosova janë në fund të listës së rezultateve të testit ndërkombëtar PISA, që u publikuan gjatë ditës së djeshme. PISA ka testuar nxënësit 15 vjeçar në 70 shtete të ndryshme të botës në tre sfera, edhe atë: shkencë, lexim dhe matematikë, njofton Portalb.mk.

testet PISA për shkencë, Maqedonia radhitet në vendin e 67 dhe pas saj është Kosova në vendin e 68. Ndërsa Shqipëria është në vendin e 51.

Ndërkohë Greqia është në vendin e 43, Bullgaria në vendin e 45, Mali i Zi në vendin e 59.

Në testin e shkencës në vend të parë është Singapori, në të dytin Japonia e në të tretin Estonia.

testet PISA për lexim, Maqedonia radhitet në vendin e 67, Kosova në vendin e 69, kurse Shqipëria në vendin e 60.

Greqia radhitet në vendin e 41, Bullgaria në vendin e 49, Mali i Zi në  vendin e 53.

Ndërsa në krye të listës së testit për lexim janë: Singapori, Hong Kongu dhe Kanadaja.

testet PISA për matematikë Maqedonia radhitet në vendin e 66, Kosova në vendin e 68 dhe Shqipëria në vendin e 55.

Greqia është në vendin e 43, Bullgaria në vendin e 45, Mali i Zi në vendin e52.

Rezultatet më të mira në testin e matematikës i kanë shënuar nxënësit nga Singapori, Hong Kongu dhe Makau (Kinë).

Exit mobile version