Piktori i famshëm shqiptar me renome botërore, i cili jeton dhe vepron në Paris të Francës, Omer Kaleshi, sot në sallën e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, do të hapë ekspozitën e përhershme personale me 24 vepra artistike.
Rreth veprimtarisë së bujshme artistike të piktorit Omer Kaleshi, do të flasë akademik Luan Starova.
Kjo ekspozitë mundësohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Komunës së Çairit të Shkupit.
Kaleshi, i cili njihet më shumë si “piktori i kokave”, është me origjinë nga ana e Kërçovës së Maqedonisë dhe këto vepra ia dedikon atdheut të tij.